Floresha Dado, akademike, studiuese e historisë së letërsisë dhe sjellëse e disa prej lëndëve kryesore të teorisë së letërsisë në hapësirat universitare shqiptare, ka botuar së fundmi librin e saj të ri studimor “Figura-personazh që ‘shihet’ përmes fjalës”.
Mes veprave të përmendura për ilustrimin e pjesës teorike të tekstit, akad. Dado përfshin edhe romanin “Në besë të tatuazhit tënd”, në kapitullin VII, “Monologu, strukturë e brendshme e figurës-personazh”, nënkapitulli “Personazhi në rrëfimin-monolog”, ku shkruan:
Në romanin ‘Në besë të tatuazhit tënd’, të autorit të ri, Andreas Dushi, personazhi përshkruan veprimet e veta, të brendshme dhe të jashtme… Madje ndërton me vete edhe dialog.
“Ja, kthehem pak majtas… Ku do ta çoj?
Duhet të ketë edhe ndonjë vend të lirë, patjetër.
E nëse nuk ka?
Do të dal, të maerr rrethrotullimin…
Mirë, po nëse ka policë?
Ku?
Diku gjatë kësaj rruge…
Edhe
Ndodh te ky roman që personazhi, në monologun e drejtpërdrejtë, sikur ndjek dhe gjykon veten, ndërton një komunikim ireal me diçka të papërcaktuar: “Çfarë po vijon të më thotë zëri? Largohet gjithnjë e më tej, kapërcen, po çfarë? Tani e dëgjoj si jehonë, vjen me ngadalësinë e gjerë të hapësirës. “Ejjj, po çfarë po thua? Kush je ti? Ejjj”… Kjo trajtë i jep një tis paksa të turbullt botës së tij, krijon dilema në zhvillimin e mëtejshëm.
Romancierët modernë synojnë të ndjekin tipin e karakterit ‘efekt’ dhe heqin dorë nga synimi për njohjen e plotë të subjektivitetit dhe psikologjisë së karakterit… Në kundërshtim me Derridan, Davidson vlerëson të folurin ndërsubjektiv më shumë se monologun. Ai përpunon një ndërvepri