Rreth
Andreas Dushit
Imagjinata e bujshme, e tejdukshme e Andreas Dushit krijon atmosferë në harmoni me përbërësit e tjerë të diskursit. Ai ka një gjuhë plot gjallëri, kolorit dhe formim kulturor e letrar.
Akademik Ali Aliu
Bio
Andreas Dushi
Andreas Dushi lindi në Shkodër. Jeton në Tiranë. Është redaktor përgjegjës i “ExLibris” dhe punon në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.
Studimet i ka mbaruar së pari në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për Gjuhë shqipe dhe Letërsi, masterin shkencor pranë Universitetit të Tiranës për “Antropologji Kulturore dhe Letërsi Shqipe” me mikrotezën “Antiheroi në Letërsinë Shqipe”, vlerësuar maksimalisht. Tani, prej vitit 2024, është kandidat për gradën “Doktor Shkencash” pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Universiteti i Shkodrës.
Ka marrë pjesë në seminare dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me në fokus letërsinë shqipe si dhe, nëpërmjet programeve të shkëmbimeve kulturore, ka qenë pjesë e disa rezidencave letrare në Evropë.
Në vijim janë të listuar gjithë librat e tij.
- Nëntor 2018
Botimi i romanit “Marrja e gjakut” (Botues: “Onufri”, Tiranë)
- Nëntor 2019
Botimi i romanit “Pragu i braktisjes” (Botues: “Albas”, Tiranë)
- Nëntor 2022
Botimi i romanit “Në besë të tatuazhit tënd” (Botues: “Onufri”, Tiranë)
- Nëntor 2023
Botohet në italisht romani “Në besë të tatuazhit tënd” (Ballata del tatuaggio, traduzione di Fabio e Kriselda Rocchi, botues “Besa Editrice”, Lecce)
- Maj 2024
Botohet në rumanisht romani “Në besë të tatuazhit tënd” (Legenda tatuajului, traducere Catalina Francu, botues “A”, Craiova)
Shkrime mbi Andreas Dushin
Vështrim periferik mbi romanin “Marrja e gjakut” të Andreas Dushit
Nga Prof. Dr. Alfred Çapaliku
Në qytetin e librit, nëpër labirint… takoj dy autorë, shkrimtarin-gjysh, shkrimtarin-nip
Nga Visar Zhiti