Romani më i ri

Droja

“Droja” është një roman që qëmton mënyrën se si njeriu bëhet vetvetja pa e kuptuar plotësisht procesin që e çon aty. Ai sikur të mbush mendjen se identiteti nuk lind nga çastet e mëdha, të dukshme apo vendimtare e të menjëhershme, por nga një akumulim i ngadaltë detajesh, shpesh të pakapshme për syrin apo veshin. Edhe pse në dukje të krijon përshtypjen si një udhëtim jo dhe aq i lumtur drejt fëmijërisë, më shumë të vërteton pamundësinë për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë derën e saj. Fundja, fëmijëria mbetet gjithmonë aty, duke ndikuar në mënyrën se si individi e kupton botën dhe si ndërton marrëdhëniet me veten dhe të tjerët.

ExLibris

Disa prej vlerësimeve

Çmimi "Koliqi"
2024
Çmimi "Atë Zef Pllumi" 2022
Çmimi Kombëtar i Letërsisë 2018
LONGLIST
Çmimi Europian i Letërsisë 2020
SHORTLIST
Mbi shkrimtarin

Andreas Dushi

Andreas Dushi lindi në Shkodër. Jeton në Tiranë. Punon si kërkues shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. 

Me një zotësi të mahnitshme që shkon shumë përtej një përvoje jetësore ende të një djali në moshë kaq të re, ai gjurmon dhe merr elementet e gjetura në mjedise të ndryshme, po edhe i gërsheton me rrëfime e përvoja vetjake, ndonjëherë edhe me ndonjë vrujim autobiografik, por gjithandej edhe duke e lidhur me nëntekste të vlerësueshme e që të vënë në mendim. […] Mund të them pa drojë se Andreas Dushi është në udhë të mbarë, e do shumë dhe e di mirë gjuhën shqipe, ka rrokur me zell e me aftësi të jashtëzakonshme edhe “nyjat” e të shkruarit me shprehësi e stil të hijshëm e me vetjakësi.

– Akad. Gjovalin Shkurtaj

Librat në gjuhën shqipe

Në besë të tatuazhit tënd

Pragu i braktisjes

E kuptova se përgjithnjë do të isha në raftin e një librarie, fletore në pritje jo të lexuesve por të shkrimtarit që do të më marrë për të shkruar në mua kryeveprën e tij.

Andreas Dushi
Eventi i radhës

Promovi i romanit Droja

Romani “Droja” promovohet në Edicionin e Dytë të Panairit të Librit në Shkodër

28/05/26
Ora 19:00

Katedralja e Shkodrës
Scroll to Top