Rreth
Andreas Dushit
Imagjinata e bujshme, e tejdukshme e Andreas Dushit krijon atmosferë në harmoni me përbërësit e tjerë të diskursit. Ai ka një gjuhë plot gjallëri, kolorit dhe formim kulturor e letrar.
Akademik Ali Aliu
Bio
Andreas Dushi
Andreas Dushi lindi në Shkodër. Jeton në Tiranë. Është redaktor përgjegjës i “ExLibris” dhe punon në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.
Andreas Dushi lindi në Shkodër më 10 shtator, 1999. Tregimin e tij të parë e botoi në antologjinë e shkrimtarëve gegë “Fryma” më 2017. Po atë vit filloi edhe punën e parë si gazetar pranë një portali online, “Konica.al” e më pas, po aty, për pak kohë qe edhe redaktor i kulturës. Gjatë atyre viteve ka publikuar mbi dyqind artikuj, një pjesë e të cilëve kanë humbur pasi portali u përditësua. Pikërisht ripublikimi i këtyre shkrimeve, por edhe e të tjerëve që për arsye të ngjashme nuk gjenden më në internet, pra pasja e një arkivi digjital, ishte një prej shtysave për krijimin e kësaj hapësire të re komunikimi mes autorit dhe lexuesit.
Studimet i ka mbaruar së pari në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për Gjuhë shqipe dhe Letërsi si dhe ato pasuniversitare (master shkencor) pranë atij të Tiranës për “Antropologji Kulturore dhe Letërsi Shqipe”. Aktualisht është kandidat për gradën “Doktor Shkencash” pranë QSA, USH. Ka marrë pjesë në disa seminare dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me në fokus letërsinë shqipe si dhe, nëpërmjet programeve të shkëmbimeve kulturore, ka qenë pjesë e disa rezidencave letrare në Evropë.
Tani jeton e punon në Tiranë, pranë Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë si dhe është redaktor përgjegjës i gazetës “ExLibris”.
- Nëntor 2018
Botimi i romanit “Marrja e gjakut” (Botues: “Onufri”, Tiranë)
- Nëntor 2019
Botimi i romanit “Pragu i braktisjes” (Botues: “Albas”, Tiranë)
- Nëntor 2022
Botimi i romanit “Në besë të tatuazhit tënd” (Botues: “Onufri”, Tiranë)
- Nëntor 2023
Botohet në italisht romani “Në besë të tatuazhit tënd” (Ballata del tatuaggio, traduzione di Fabio e Kriselda Rocchi, botues “Besa Editrice”, Lecce)
- Maj 2024
Botohet në rumanisht romani “Në besë të tatuazhit tënd” (Legenda tatuajului, traducere Catalina Francu, botues “A”, Craiova)
Shkrime mbi Andreas Dushin
Vështrim periferik mbi romanin “Marrja e gjakut” të Andreas Dushit
Nga Prof. Dr. Alfred Çapaliku
Në qytetin e librit, nëpër labirint… takoj dy autorë, shkrimtarin-gjysh, shkrimtarin-nip
Nga Visar Zhiti