Fitues i Çmimit "Atë Zef Pllumi"
Në besë të tatuazhit tënd
“Ka aq shumë thurje, ndërthurje, mbi-dhe-nënthurje brenda thurimës së tekstit, mes reales, absurdes, imagjinatës vullkanike, onirikes, surreales dhe hiperreales, në një sfond filozofie marramendëse sa duhet se s’bën një lexim i dytë përpos atij përpirës për të shijuar çdo detaj.”
– Mira Meksi
Disa prej vlerësimeve
Çmimi "Koliqi"
2024
Çmimi "Atë Zef Pllumi" 2022
Çmimi Kombëtar i Letërsisë 2018
LONGLIST
Çmimi Europian i Letërsisë 2020
SHORTLIST
Mbi shkrimtarin
Andreas Dushi
Andreas Dushi lindi në Shkodër. Jeton në Tiranë. Është redaktor përgjegjës i “ExLibris” dhe punon në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.
Me një zotësi të mahnitshme që shkon shumë përtej një përvoje jetësore ende të një djali në moshë kaq të re, ai gjurmon dhe merr elementet e gjetura në mjedise të ndryshme, po edhe i gërsheton me rrëfime e përvoja vetjake, ndonjëherë edhe me ndonjë vrujim autobiografik, por gjithandej edhe duke e lidhur me nëntekste të vlerësueshme e që të vënë në mendim. […] Mund të them pa drojë se Andreas Dushi është në udhë të mbarë, e do shumë dhe e di mirë gjuhën shqipe, ka rrokur me zell e me aftësi të jashtëzakonshme edhe “nyjat” e të shkruarit me shprehësi e stil të hijshëm e me vetjakësi.
– Akad. Gjovalin Shkurtaj
Librat në gjuhën shqipe
E kuptova se përgjithnjë do të isha në raftin e një librarie, fletore në pritje jo të lexuesve por të shkrimtarit që do të më marrë për të shkruar në mua kryeveprën e tij.
Andreas Dushi
Eventi i radhës
Promovi i romanit në rumanisht "Legenda tatuajului"
Romani “Në besë të tatuazhit tënd” botohet në rumanisht nga shtëpia botuese “A”, nën përkthimin e Catalina Francu.